Shërbime mjekësore në shtëpi

Shërbime mjekësore në shtëpi
Është kontrolli mjekësor i foshnjës gjatë periudhës neonatale (0–28 ditët e para të jetës). Kjo vizitë përfshin vlerësimin e gjendjes së përgjithshme shëndetësore, peshës, frymëmarrjes, ushqyerjes, reflekseve dhe zhvillimit fillestar. Gjithashtu kontrollohet kërthiza, ngjyra e lëkurës (për verdhëz), dhe identifikohen shenjat e mundshme të infeksioneve ose problemeve të tjera. Prindërit këshillohen për ushqyerjen, higjienën dhe kujdesin e përditshëm të foshnjës.
Është kontrolli mjekësor i foshnjave dhe fëmijëve për vlerësimin e rritjes, zhvillimit dhe gjendjes shëndetësore. Përfshin ekzaminimin fizik, këshilla për ushqyerjen, vaksinimin dhe diagnostikimin ose trajtimin e sëmundjeve pediatrike.
Është kontrolli i përgjithshëm shëndetësor për pacientë të çdo moshe. Përfshin vlerësimin e gjendjes shëndetësore, diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të zakonshme, ndjekjen e sëmundjeve kronike dhe dhënien e këshillave parandaluese.
Është konsultë mjekësore me mjekë specialistë sipas nevojës. Përfshin ekzaminim të specializuar, diagnostikim më të detajuar dhe përcaktimin e trajtimit specifik.